RCCOLA

I jepet lamtumira e fundit pjesëtarit të policisë Reshat Rexhepi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Reshati ishte shembull për të gjithë si duhet familja, atdheu dhe shoqëria. Ishte i përkushtuar me zemër e shpirt për çështjen kombëtare.

Postimi i plotë i Selami Toska:

Sot ju dha lamtumira e fundit ish kolegut tim dhe shoku i aktiviteteve kundër pushtuesit, Reshat Rexhepi (gati 2 dekada punuam në IBG-Trepça). Vdekja e papritur na tronditi thellë në shpirt, e kishim të vështirë të i besojmë kumtit për ikjen tënde.
Reshati ishte shembull për të gjithë si duhet familja, atdheu dhe shoqëria.
Ishte i përkushtuar me zemër e shpirt për çështjen kombëtare. Atdhetar i paepur që nga rinia e hershme, shpesh me mjete të veta dhe pa kompensim bënte lëvizje kudo nëpër trojet shqiptare, duke sakrifikuar veten.

Eco Higjiena

I rritur në një familje të konsoliduar mirë ekonomikisht, ana humanitare për t’i ndihmuar të tjerët që ndodheshin në vështirësi ishte arma e fortë e tij. Vitet e pasluftës dha kontribut të veçantë në policinë e Kosovës.

Ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes, farefisit dhe gjithë atyre që e njohën Reshatin. Lutemi tek Zoti, që ta shpërblejë me Xhenet shpirtin tij!
AMIN!