FIDANISHTJA

I jep kosovarit informata sekrete, dënohet me kusht ish polici

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sipas akuzës, zyrtari policor ishte korruptuar nga miku i tij kosovar me një mito prej 10 mijë frangash në këmbim të dhenies së informatave sekrete.

Një ish polic i qytetit të Cyrihut e ka furnizuar një kosovar, i punësuar në firmen e mashtruesit Martin Floor, me të informata nga banka e të dhënave të policisë. Bëhet fjalë për informata në lidhje me të dyshuarit për tregti me drogë nga Ballkani. Sipas akuzës, zyrtari policor ishte korruptuar nga miku i tij kosovar me një mito prej 10 mijë frangash.

Prokuroria ka kërkuar dënim prej 14 muajsh burg me kusht dhe ndalesë të ushtrimit të profesionit për katër vjet. Nga ana tjetër, mbrojtja ka mbajtur qëndrimin se polici, i cili ndërkohë është pushuar nga puna dhe i cili nuk e ka pranuar veprën, të shpallet plotësisht i pafajshëm.

Ish polici ka thënë se i punësuari i Martin Gloor-it ka qenë një informant dhe se ka qenë normale që një person i tillë të furnizohet me informata. Ligji nuk është shkelur përmes dhënies së disa informatave, ka thënë ai.

Mobi Casa

Por Gjykata e Qarkut në Cyrih, në të cilën është zhvilluar të enjten procesi, konsideron se në rastin e ish policit janë bërë pesë shkelje të sekretit zyrtar dhe një ka mbetur në tentativë. Nëpunësi kosovar i Gloor-it, sipas protokolleve të telefonatave të bëra nga policia nuk ka dhënë kurrfarë këshillash dhe nuk ka qenë informant.

Por, megjithatë gjyqtarët në këtë rast nuk shohin të jetë dëshmuar vepra penale e korruptimit ose favorizim, siç pretendohet nga akuza. Kështu, nuk është dëshmuar sipas tyre lidhja në mes të dhënies së 10 mijë frangave në këmbim të dorëzimit të informatave të përmendura.

Por, për shkeljen e detyrimit të sekretit të punës, gjykata i ka shqiptuar ish policit një dënim me kusht me të holla prej 180 njësive ditore nga 50 franga. Nga ndalimi i ushtrimit të profesionit, trupi gjykues ka hequr dorë për faktin se ish polici ndërkohë ka krijuar një ndërmarrje private.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.