ARKATANA

I implantohet gjuha artificiale, vajza mëson të flasë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Falë mjekëve të spitalit në Brazilia, Auristela 23 vjeçe, sot ka një gjuhë artificiale dhe ka mësuar edhe të flasë dhe të përtypë ushqimin.

Auristela Viana da Silva nga Brazili, ka lindur pa gjuhë, një rast ky jashtëzakonisht i rrallë që e njeh mjekësia dhe edhe më i rrallë që mbijeton. Të shumtën e rasteve foshnjat pa organin e gjuhës vdesin ende pa u konstatuar diagnoza e defektit, pasi që nuk janë në gjendje të marrin ushqimin.

Auristela ka mundur të mbijetonte vetëm falë gjeturisë së të ëmës, e cila e kishte improvizuar shishen ashtu që qumështi t`i shkonte drejtpërdrejt në fyt, duke tejkaluar kështu mungesën e gjuhës.

Shumë më vonë, falë mjekëve të spitalit universitar në Brazilia, Auristela 23 vjeçe, sot ka një gjuhë artificiale dhe ka mësuar edhe të flasë dhe të përtypë ushqimin, është bërë e ditur të hënën në spitalin në fjalë.

Eco Higjiena

Në 16 vitet e fundit vajza i është nënshtruar një trajtimi të jashtzakonshëm mjekësor, me qëllim implantimin e gjuhës në gojën e saj. Sipas kryemjekut Salles, caku i fundit i këtij trajtimi ishte implantimi i një gjuhe artificiale e cila do t`ia mundësonte përtypjen e ushimit dhe aftësinë e të folurit. Për tu bërë e mundur kjo, Auristelës është dashur t`i zgjerohej nofulla.

Dr. Salles, siç ka thënë për medie, se për të realizuar këtë synim ai ka shfrytëzuar një teknikë që, ndryshe, shfrytëzohet te pacientët me këmbë të amputuara.

Auristela ndërkohë është duke kryer një shkollim për infermiere dhe po bën një jetë normale, shkruajnë mediet braziliane.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.