I humb telefoni në “Interex” e merr një qytetar dhe nuk e kthen
Gjilan – Ankuesja femër shqiptare ka deklaruar se në qendrën tregtare “Interex”në rrethana të panjohura i ka rënë nga xhepi telefoni Samsung-Galaxy-S-4, në vlerë të konsiderueshme ku pas verifikimit të kamerave, telefonin e kishte gjetur një person i panjohur, tani për tani dhe e kishte marrë me vete.
Rasti procedohet në NJHK njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/


