Mobi Casa

I gjendet arsenal armësh në shtëpi, do të qëndroj një muaj në paraburgim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit A. I. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.01.2021, në shtëpinë e të pandehurit në fshatin Beguncë të Komunës së Vitisë, gjatë bastisjes është gjetur një arsenal i armëve dhe municionit:

– Dy armë të zjarrit AK-47,
– Dy karikatorë me gjithsejtë 24 fishekë të kalibrit 7.62 mm,
– Dy karikatorë me nga 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm,
– 15 pako me gjithsejtë 225 fishekë të kalibrit 7. 62mm,
– 143 fishekë të kalibrit 9mm,
– Një pistoletë Zigana 9x19mm me dy karikatorë,
– Një pistoletë SFRJ 7.62mm me karikator,
– Një pistoletë e kalibrit 7.62mm T,
– Një pistoletë TT me një karikator,
– Dy karikatorë të revolverëve me 37 fishekë të kalibrit 7.62 mm,
– Një leje për lëvizje me armë,
– Pesë gëzhoja të kalibrit 7.62mm të AK-47 dhe 4 gëzhoja të kalibrit 7.62mm të pistoletës.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” vepra e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Mobi Casa

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.