UBT

I gëzohet çmimit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Para pak ditësh në Dibër u mbajt edicioni i 12-të i Festivalit të Teatrove Shqiptare në Dibër, ku u shfaqën shtatë shfaqje të trupave të teatrove, përfshirë edhe një monodramë. Shfaqja më e mirë në këtë festival u shpall shfaqja “Paraja”, komedi e dramaturgut anglez Ray Cooney, realizuar nga Teatri Shqiptar në Shkup, nga regjisori Ilir Bokshi. Me çmim u shpërblye edhe aktori kosovar Çun Lajçi, i cili mori çmimin si aktori më i mirë për rolin e tij në shfaqjen e Ekrem Kryeziut, “Përplasjet”.

Po ashtu edhe një aktore nga Kosova u shpërblye me çmim në këtë festival. Aktorja e re Besarta Fejza u shpërblye me çmimin e dytë për aktoren më të mirë. Bashkë me të, këtë çmim e mori edhe aktorja nga Shqipëria Eliona Thomaraj.

Hidromorava

Aktorja nga Kosova në këtë festival mori pjesë me shfaqjen e Teatrit të Kumanovës, “Çfarë ka parë shërbëtorja”, me autor Joe Ordon dhe regji të Kastriot Saqipit. Ajo tregon se është pritur mirë kjo shfaqje si dhe është vlerësuar lart paraqitja e saj. Ndërsa për çmimin thotë se ndjehet e lumtur, pasi është çmimi i parë që i jepet asaj.

“Jam ndier shumë mirë dhe kam kaluar shumë mirë gjatë kohës se punës në Kumanovë. Më vjen mirë që kemi marrë pjesë në festival dhe ishte shumë inkurajues vlerësimi gjatë debatit të shfaqjes në festival, veçanërisht për kritikat e mira që unë pata nga vlerësuesit e festivalit”, u shpreh Besarta…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.