Uji Dea

I gëlltisim e nuk jemi të vetëdijshëm për rrezikun

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Studimi i fundit ka treguar se ilaçet non-steroidale anti-inflamatore (shkurt NSAID) mund ta ndryshojnë aktivitetin e enzimave brenda membranave qelizore në trup, që do të thotë se marrja e shumë analgjetikëve ose në një periudhë tepër të gjatë mund ta nxjerrë trupin tuaj jashtë bilancit.

Shkencëtarët e fakultetit të mjekësisë “Johns Hopkins” kanë testuar në qelizat e njeriut ilaçe NSAID të cilat jepen me recetë, dhe e kanë përdorur dozën e përcaktuar. Ata me këtë rast zbuluan se NSAID-ët në mënyrë dramatike ndikojnë në bashkëveprimin e enzimës me proteinat në membranat qelizore. Për fat të keq, e njëjta është vërejtur edhe kur kishin përdorur analgjetikë të cilat shiten në farmaci pa receta, edhe pse në një shkallë më të vogël.

Edhe pse shumica e femrave rregullisht marrin analgjetikë, të cilat nuk jepen me recetë, rezultatet e fundit tregojnë se në qoftë se e teprojnë me to, gjë që është një dukuri e shpeshtë, kjo mund të ndikojë në membranat qelizore dhe të shkaktojë një varg të tërë të efekteve anësore.

UBT

Përdorimi i tepruar i analgjetikëve është i lidhur zakonisht me efektet anësore si të përzierat dhe diarreja, por mund të vijë edhe në komplikacione të rënda si gjakrrjedhja në lukth dhe një rritje e rrezikut nga sulmi në zemër. Në fund, duket se mund të sëmureni pikërisht nga ato sëmundje për të cilat jeni duke i marrë të njëjtat ilaçe.

Në ç’sasi duhet marrë, atëherë, këto ilaçe? Derisa është gjithmonë mirë të lexoni se cilat janë dozat e rekomanduara dhe assesi t’i rrisni ato, rekomandohet që të konsultoheni edhe me mjekun tuaj nëse jeni duke marrë analgjetikë për më shumë se 10 ditë, ndërsa disa shkencëtarë pohojnë se do të duhej ta kërkoni këshillën e tyre para se ta merrni edhe një pilulë të vetme.

http://koha.net/?id=13&l=80222

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.