ARKATANA

I ftohti kthehet javën që vjen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vishuni trash, kujdesuni që të keni ngrohje nëpër shtëpitë dhe zyret tuaja sepse temperaturat brenda pak ditësh do të bien deri në -20 gradë Celsius.Këtë fundjavë pritet të bie borë, ndërkaq java tjetër parashikohet të jetë “acar siberik”.

Kështu të paktën thuhet në njoftimin e platformës Prishtina Weather.

Të premten në mbrëmje do të filloi bora, ndërkaq, temperaturat në fundjavë do ë bien deri në -4 gradë Celsius.

Ditën e enjte pas mëngjesit me ngrica të lehta, gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell, e pasdite dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen.

UBT

Nga dita e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e zonave ciklonike që do të kalojnë mbi rajon, të cilat do të sjellin vranësira dhe të reshura shiu të shoqëruara me erë. Vonë gjatë natës këto reshje shiu do të shndërrohen në reshje bore, që do të vazhdojnë gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme. Gjatë fundjavës masa të ftohta arktike nga veriu i kontinentit do të depërtojnë gradualisht mbi rajonin tonë duke sjellë rënie të theksueshme të temperaturave nën 0C”.

Temperaturat deri ditën e premte do të sillen nga -2C deri 2C, minimalet, e maksimalet nga 6C deri 9C. Gjatë fundjavës temperaturat do të pësojnë rënie, me minimale nga -4C deri -2C, e maksimale prej -2C deri +1C. Era do të fryejë nga jugu 2-15m/s deri ditën e premte, e gjatë fundjavës nga verilindja 5-13m/s.

Sipas parashikimeve të fundit, java e ardhshme do të jetë shumë më e ftohtë me acar siberik ku temperaturat minimale do të zbresin deri në -17C, e në vise malore edhe nën -20C, e ato maksimale do të luhaten nga -7C deri -4C. Kohëpaskohe priten edhe mundësi për reshje të dobëta bore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.