Eko Higjiena

I fshehin detajet e autostradës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Buxheti i Kosovës do t’i shpenzojë rreth 700 milionë euro për Autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, për ndërtimin e se cilës nuk është dhënë pothuajse asnjë detaj.

Kontrata mes qeverisë së Kosovës dhe “Bechtel&Enka;” ishte premtuar se do të publikohet sa të përkthej nga gjuha angleze në atë shqipe. Mirëpo ka kaluar më shumë se një muaj dhe Ministria e Infrastrukturës nuk ka sqaruar se pse nuk është publikuar kontrata në gjuhën shqipe.

Fundamenti

Lidhur me këtë çështje, gazeta Tribuna i ka dërguar kërkesë këshilltarit të Ministrit të Infrastrukturës, Lah Nitaj për publikimin e kontratës, mirëpo ai nuk ka gjetur kohë tash e dy javë të kthejë përgjigje në lidhje me këtë çështje. Kjo ministri para disa ditësh kishte prezantuar një kontratë të kësaj autostrade në tri kopje në gjuhën angleze, duke mos shpërndarë as edhe një kopje.

Lorik Bajrami nga organizata për Demokraci dhe Antikorrupsion “Çohu” vlerëson se edhe nëse përkthehet kjo kontratë, tashmë nuk ka kurrfarë vlere për shkak se ajo tashmë është e nënshkruar nga të dyja palët. Bajrami kritikon Ministrinë e Infrastrukturës për mostransparencë të vazhdueshme edhe për projekte tjere. /Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.