United Hospital

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në “Café 56” mbetet në paraburgim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ai nuk mund të lirohet, pasi mund të arratiset. Mediat zvicerane shkruajnë se ka dyshime të forta se është i lidhur me ngjarjen e vrasjes së dyfishtë, kurse 41-vjeçari është i njohur për policinë për vepra tjera.

Gjykata Federale e Lozanës ka vendosur që i dyshuari për vrasjes në “Café 56” do të mbetet në paraburgim, raporton ‘Telebasel’.

Në atë kafene në fillim të muajit mars u vranë dy shqiptarë, kurse një tjetër ishte plagosur rëndë. Më pas një shqiptar është dorëzuar në polici. Edhe pse kishte apeluar në Gjykatën e Qarkut, paraburgimi i ishte zgjatur në 12 javë, përcjell albinfo.ch.

Mobi Casa

Gjykata e Apelit ka vërtetuar se ai nuk mund të lirohet, madje dyshohet se ai mund të arratiset. Përveç kësaj, ekziston rreziku se ai mund të shkatërrojë dëshmitë e mundshme që ekzistojnë në lirimin e tij.

Lirimi i tij është hedhur poshtë dhe ai do të qëndrojë në paraburgim. Ai kishte thënë se është dorëzuar në polici për të ndihmuar në arratisjen e një shoku. Mediat zvicerane shkruajnë se ka dyshime të forta se është i lidhur fort me ngjarjen e vrasjes së dyfishtë, kurse 41-vjeçari është i njohur për policinë për vepra tjera.

http://www.albinfo.ch/i-dyshuari-per-vrasjen-e-dyfishte-ne-cafe-56-mbetet-ne-paraburgim/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.