UBT

I dyshuari për vrasjen e Anton Stanajt pritet të dënohet me varje

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Pas vrasjes që kishte ndodhur më 8 mars të vitit 2013 në Juba të Sudanit Jugor të biznesmenit nga Mali i Zi, Anton Stanaj, i akuzuari kryesor për këtë vrasje, Mujo Sefa, nënshtetas australian me origjine kosovare gjendej në paraburgim dhe nën procedurë hetimore për rastin e hapur kriminal.

Burime të portalit Indeksonline thonë se më 2 korrik të vitit 2013 me anë të mit-dhënies nga Sefa të një shume të madhe parash për dy rojet e sigurisë, ai arrin te ik nga paraburgimi duke u strehuar në njërin prej hoteleve te qytetit të Jubas në pritje për organizimin e arratisjes se tij jashtë Sudanit.

Në hotelin e quajtur Bana në Atla-Bare, lagje banimi në Juba, Mujo Sefa paguan dhomën ku vendoset në pritje për arratisje nga vendi, mirëpo organet e drejtësisë dhe sigurimi shtetëror vihen në alarm dhe pas bllokimit të gjitha hyrjeve dhe daljeve të kryeqytetit Juba i bien në gjurmë Sefës dhe kapin atë më një shumë të konsideruar parash dhe gjësendesh tjera.

Po ashtu gjatë planit të kapjes së tij, Sefa tentoi edhe një herë t’iu ikë organeve të sigurimit, mirëpo pa sukses.

Pas kapjes dhe arrestimit të Sefës, organet e sigurisë të qarkut policore me qendër në Juba, hapin rastin e ri kriminal për arratisje nga drejtësia pranë Gjykatës së Qarkut për krime të renda (Criminal Circuit, Juba National Prison – Juba County Court) në Juba.

Pas të gjitha hetimeve dhe marrjes në pyetje të të gjithë dëshmitarëve me datën 18.10.2013 Gjykata e Qarkut në Juba e shpall fajtor Mujo Sefën dhe i akuzuari në fjalë dënohet me një (1) vit e gjysmë heqje lirie.

Mujo Sefa qysh nga data e shpalljes se vendimit deri me sot ka vuajtur dënimin në burgun shtetëror të Jubas, Kuber, ku ende qëndron dhe njëherit i vazhdon gjykimi për vrasje.

Nga përfaqësuesit ligjor të familjes Stanaj jemi të informuar se deri me sot Zyra e Prokurorisë Publike të shtetit Qendror të Equatoris (Public Prosecution Office of Central Equatoria State of South Sudan) për rastin e vrasjes ka prezantuar të gjitha provat dhe dëshmitë para Gjykatës së Qarkut si dhe janë paraqitur shtatë dëshmitarët nga gjithsej tetë sa do të dëshmojnë kundër të akuzuarit Mujo Sefa. Sipas akuzave që e ngrakojnë Mujo Sefën, dënimi sipas ligjeve të Sudanit Jugore para sheh dënim me varje.

Familja Stanaj njihet si nder me të pasurat dhe me të suksesshmet në trevat mbarëshqiptare, duke udhëhequr biznese të suksesshme për një kohë të gjatë.

ARKATANA

Paratë dhe gjësendet e kapura nga Sefa

1. 13.105 $ USD

2. 1000 Lira Turke,

3. 550 Shilling Kenian

4. 6055 SSP (South Sudanesse Pounds)

5. Kater (4) telefona celular

6. Nje (1) tablet Galaxy Samsung

7. Gjashte (6) Karta te Identitetit

8. Nje (1) Llaptop