Fundamenti

I dyshuari, bashkëpunëtor i afërt i Ministrit Rexhepi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Njëri nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ka “gisht” në keqpërdorimin e një milion e katër qind mijë eurove, të cilat i takojnë kompanisë austriake “Osterreichische Staatsdruckerei” (OeSD), e cila prodhon pasaportat Kosovare.

Ky zyrtarë, sipas burimeve të gazetës “Zëri”, brenda MPB-së, është njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, por deri më sot askush nuk e pohon se këtë veprim, zyrtari i lartë i MPB-së e ka bërë më lejen dhe dijeninë e ministrit.

Fundamenti

“Jemi disa veta në ministri që kemi arritur ta kuptojmë se kush qëndron prapa kësaj çështjeje, por informata po mbahet shumë sekrete. Është njëri nga personat më të afërt të ministrit. Ai e ka dhënë urdhrin për devijimin e transferim nga xhirollogaria e OeSD-së në atë të nën-kontraktueses Natalije Velijajt”, ka thënë burimi.

Ky zyrtarë shprehet i bindur se vetë ministri Rexhepi deri vonë nuk ka qenë i informuar se cili zyrtarë i MPB-së e ka bërë këtë, por ai, tashmë e ka kuptuar se për kë bëhet fjalë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.