Hidromorava

I digjet shtëpia, kërkon ndihmën e institucioneve komunale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Familja e Nazmi Salihut nga fshati Gumnishtë e Gjilanit ka mbetur pa shtëpi pasiqë të hënën atij i është djegur tërësisht si pasojë e sistemit të vjetruar të rrymës elektrike. Salihu kërkon ndihmë nga institucionet komunale.

Familja e Nazmi Salihut ka pësuar një fatkeqësi të rëndë, pasiqë për pak minuta shtëpia e tij ishte përfshirë nga flakët. “Të hënën gjatë natës derisa ishte një kohë me shi, flakët e zjarrit kanë shpërthyer në shtëpinë time dhe si familje kemi përjetuar një fatkeqësi të madhe. Arsyeja e zjarrit po duket të jetë rryma elektrike dhe sistemi i saj i vjetruar, shtëpia ishte rreth dyzet vjet e vjetër” rrëfen Nazmiu.

Ai thotë se pas shumë përpjekjesh ka arrit që t`i nxjerr jashtë shtëpisë pesë fëmijët e tij të moshës nga 4 deri në 13 vjeçare me ndihmën e gruas time. “Asgjë tjetër nga ajo që ë kishim brenda shtëpisë nuk na ka shpëtuar, qoftë edhe gjërat më të vogla si veshjet e trupit, dhe gjërat ushqimore që kishim na janë djegur” thotë ai.

United Hospital

Në fshatin Gumnishtë është problem çështja e banimit sepse disa shtëpi nga të cilat janë larguar njerëzit janë në gjendje të pabanueshme.

“Unë jam punëtor te k Fabrika e Ujit DEA dhe me rreth 250 euro që marr aty i mbaj familjen time, por tanimë që më është shkatërruar gjithçka e kam të pamundur të mendoj të rindërtoj vet shtëpinë sepse gjithçka është e shkatërruar dhe e djegur . Unë po pres që nga zjarrfikësit e Gjilanit të marr një raport për rastin , por deri më sot ende se kanë bërë gati”tha Salihu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.