I dështon transferimi në Maribor, Ademi mbetet në futbollin kroat

Futbollisti shqiptar i Dinamo Zagrebit, Arijan Ademi nuk do të transferohet në Maribor.
Mediat e huaja raportojnë se Ademi tashmë është në kërkim të një skuadre të re dhe Lokomotiva e Zagrebit është një opsion për të, shkruan Indeksonline
Ademi ka kontratë me Dinamon edhe për një vit, por ai nuk preferon të qëndrojë në stol dhe kështu një skuadër e re do ishte zgjidhje e mirë për të.
Futbollisti shqiptar tashmë ka nisur bisedimet me Lokomotivën e Zagrebit dhe marrëveshja mund të arrihet gjatë këtyre ditëve./Indeksonline/