I dëshpëruar me vendimin për dëbim nga Gjermania, kosovari kërcen nga dritarja

Një refugjat i ri kosovar ka kërcyer nga dritarja në Halle të Gjermanisë duke reaguar kështu me dëshpërim ndaj vendimit për dëbim nga Gjermania.Ngjarja ka ndodhur të martën kur policia ka hyrë në dhomën e tij në kampin e azilit, njofton këshilli për refugjatë në landin Sachsen-Anhalt, shkruan epd, përcjell albinfo.ch.
I riu me këtë rast ka pësuar lëndime të rënda gjegjësisht thyerje të shumëfishta.
Edhe një zëdhënëse e ministrisë së brendshme e ka konfirmuar rastin por pa dhënë detaje.
Bëhet fjalë për dëbimin e parë te organizuar për këtë vit në landin e përmendur. Ndërkohë nga ky land janë deportuar me aeroplan 97 refugjatë nga Shqipëria dhe Maqedonia.
“Rasti i ndodhur në Halle tregon për dëshpërimin e madh që mbretëron në mesin e refugjatëve”, thotë një zëdhënëse e Këshillit për Refugjatët.