Fundamenti

​I dënuari që e paralajmëroi shtetin për vrasjen e nipit dhe axhës në Marmullë të Gjakovës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Një i dënuar në Shërbimin Korrektues të Dubravës thotë se i ka paralajmëruar të gjitha institucionet e drejtësisë për të parandaluar vrasjen e 14-vjeçarit dhe axhës së tij në fshatin Marmullë të Gjakovës.

Ibrahim Berisha nga Komuna e Gjakovës thotë se nga burgu u ka shkruar Prokurorisë në Pejë dhe asaj në Gjakovë për rrezikun nga veprat kriminale që i ka kryer i dyshuari për këtë vrasje, Luz Allaku. Ai thotë se sikur këto institucione ta merrnin seriozisht një vrasje e tillë kjo nuk do të ndodhte.

Fundamenti

Gazeta ka kontaktuar me këto prokurori. Prokurorët e kanë pranuar se kanë pranuar shkresa nga ky i burgosur, megjithatë secili nga ta thonë që letrat i kanë dërguar në prokurorinë kompetente për t’u marrë me këtë çështje. /Koha Ditore/