FIDANISHTJA

I dënuari për dhunim kërkon riatdhesim në Kosovë!

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Ai madje është kujdesur që në kërkesën e tij të llogarisë shumën e parave që do të kursente Zvicra – 240 mijë franga – nëse do ta lëshonte atë të kthehej në atdhe.

Në kohën kur shumë të burgosur kosovarë që vuajnë dënimin në Zvicër, bëjnë gjithçka që pas përfundimit të burgut të mos dëbohen në Kosovë, një 31 vjeçar ka problem krejtësisht tjetër. Ky shtetas i Kosovës, i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprën penale përdhunim seksual, nuk mund ta realizojë dëshirën që të riatdhesohet në Kosovë. Ai ka kërkuar nga parlamenti në kantonin Solothurn që të mëshirohet, në mënyrë që, pas përfundimit të dy të tretave të dënimit, të lejohet të jetojë në Kosovë.

I dënuari madje është kujdesur që në kërkesën e tij të llogarisë shumën e parave që do të kursente Zvicra – 240 mijë franga – nëse do ta lëshonte atë të kthehej në atdhe. Ai po ashtu ka sjellë edhe vërtetimin sipas të cilit në Kosovë do të jetë në marrëdhënie pune, posa të kthehet. Parlamenti, i ballafaquar me një kërkesë të tillë të rrallë, nuk ka treguar mëshirë dhe ka vendosur njëzëri (88 me 0) kundër.

Kosovari është dënuar në gusht të vitit 2009, veç tjerash për përdhunim të shumëfishtë, rrezikim jete dhe për vjedhje, me 6 vjet e 8 muaj burg. Ai i kishte rrahur dhe pothuajse ngufatur për vdekje e pastaj përdhunuar dy ish partnere të tij.

ARKATANA

Qeveria e kantonit ashtu sikurse edhe komisioni juridik i parlamentit pas dëgjimit të të dënuarit kanë konstatuar se në këtë rast mungon arsyeja për të plotësuar kërkesën e kosovarit. Sipas zëdhënësit të komisionit, i dënuari ka treguar disa herë gjatë vuajtjes së dënimit sjellje të keqe. Veç kësaj, atij nuk mund t`i besohet, thotë zëdhenësi. „Kështu, kontrata e punës e paraqitur para nesh si dëshmi, është e nënshkruar nga një kushëri i tij“.

Po ashtu edhe ekspertiza psikiatrike ka ardhur në përfundimin se rrezikshmëria e përsëritjes (recidivizmit) te ai vazhdon të jetë e lartë. Edhe përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare kanë mbrojtur qëndrimin që të mos plotësohet kërkesa për mëshirë e kosovarit.

Fakti se kantoni me lirimin e tij do të kursente para, nuk është bazë e duhur për të liruar të burgosurin. Kështu, ai do të vazhdojë të vuajë dënimin dhe të paguajë një shumë prej 2500 frangash për shpenzimet e shkaktuara procedurale.

Megjithatë i dënuari do të dëbohet ë Kosovë, por vetëm pasi të ketë vuajtur dënimin në tërësi.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.