Eko Higjiena

I dënuari i “grah” punës në QKUK

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

I denuari me tetë vjet burg nga Gjykata Themelore si drejtues i spitalit “Medikus” ku ilegalisht janë shitur e blerë veshkë, urologu Lutfi Dervishi vazhdon te punojë me paciente pa asnjë problem.

Dervishi i cili është i denuar edhe për veprën penale te lendimit te rëndë trupor, del ne punë c’do ditë ne Qendren Klinike Universitare te Kosovës. Ai nuk është në burg, edhe pse para tre muajve në prill të këtij viti është dënuar nga Gjykata e shkalles se parë. “Po jam duke dalur ne punë, për të tjerat pyesni avokatin dhe gjykatësin”, i ka thënë Dervishi te premten gazetës ”Zëri”.

Uji Dea

Dervishi i cili është dënuar bashkë me djalin e tij për vepren penale të trafikimit me qenie njerëzore dhe ate te krimit të organizuar, me rastin e njohur ndrëkombetarisht si “Medikus” i lejohet te punojë me ligjet te Kosovës, sepse ky vendim nuk është i plotfuqishëm, derisa te mos marrë vendim Gjykata e Apelit, tek e cila është bërë ankesë nga avokatet e tij mbrojtës kundër denimit te parë. Dervishit ne duar do t’i bien edhe shumë të semurë sepse nuk ka urdhër te prerë për denimin e tij. /Zëri/