Eko Higjiena

I dënuar me burg, ende prokuror i shtetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prokurori Nazmi Mustafa ishte arrestuar në vitin 2012, ku në aktakuzën ndaj tij rëndonin vepra penale e keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe posedim pa leje i armës. Por ndonëse është dënuar dhe aktgjykimi ndaj tij është i plotfuqishëm juridikisht, ai vazhdon të jetë prokuror.

Mustafi, i cili është në përfundim të vuajtjes së dënimit, pasi vepra penale për armëmbajtje pa leje është amnistuar pas hyrjes në fuqi të Ligjit për amnisti, si dhe Gjykata e Apelit ia ka ulur vitet e dënimit. Ai aktualisht mban detyrën e prokurorit të Prokurorisë Speciale me dekret të Zyrës Presidenciale, shkruan KosovaSot.

Mustafi asnjëherë nuk është shkarkuar nga posti i prokurorit, pasi këtë gjë nuk e kanë kërkuar asnjë nga institucionet kompetente, në këtë rast as Këshilli Prokuroria i Kosovës (KPK).

Në vitin 2010, Mustafi është dekretuar nga presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu si prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PRSK). Më 2 prill të vitit 2012, ai ishte emëruar shef i Task-Forcës që kishte si mision luftën ndaj korrupsionit.

FIDANISHTJA

Drejtuesja e PRSK-së, Sevdije Morina, thotë për Kosova Sot se ata kanë kërkuar nga Komisioni i KPK-së që të shkarkojë Mustafin, por se në mungesë të kuorumit kjo çështje nuk është diskutuar ende.

“Menjëherë pas marrjes së aktvendimit të plotë dënues nga Gjykata e Apelit, për Nazmi Mustafin, Komisioni Disiplinor i KPK-së ka vendosur për shkarkimin e tij. Komisioni atë vendim ia ka dërguar KPK-së për procedura të mëtutjeshme, por në mungesë të kuorumit për të vendosur për këtë çështje nuk e ka diskutuar ende. Presim që menjëherë pasi të ketë kuorum për të vendosur KPK-ja do të vendosë për t’i propozuar presidentes shkarkimin e Nazmi Mustafit nga pozita e prokurorit”, ka thënë Morina.

Derisa nuk do të ketë një vendim nga KPK-ja, e më pas shkarkim nga presidentja Atifete Jahjaga, Nazmi Mustafi do të vazhdojë të gëzoj titullin e prokurorit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.