Fundamenti

I dëmtohet dhe i plaçkitet vetura, pronari i parkingut nuk merr përgjegjësi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Donlir Xhelili pronar i veturës Golf 4 ka dërguar në redaksinë tonë disa foto ku shihet vetura e dëmtuar dhe e plaçkitur. Sipas Xhelilit e keqja e tërë kësaj pune është se pronari i parkingut të fushës së futbollit nuk jep përgjegjësi për dëmet e veturës.

Donlir Xhelili ka mbetur i habitur kur në parkingun e fushës së futbollit “San Siro” ka gjetur veturën e tij Golf 4 të vjedhur e të dëmtuar.

Mobi Casa

Xhelili ka dërguar disa foto në adresën tonë ku shihet qartë vetura e thyer dhe e plaçkitur. “E nderuara redaksi dëshirojë të ju informojë për një rast që më ka ndodhur sot në fushën e futbollit “San Siro” ku ma kanë thyer veturën Golf 4 i cili ka qenë i parkuar në parkingun e fushës. Arsyeja e thyerjes ka qenë vjedhja e pajisjeve në veturë, me çka është dëmtuar vetura dhe janë vjedhur disa pajisje të cilat kanë qenë brenda veturës. Kjo nuk është vjedhja e parë që ka ndodhur në parkingun e kësaj fushe. Pronari i kësaj fushe nuk jep përgjegjësi për sigurimin e veturës” ka shkruar Xhelili./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.