I del gjumi Qeverisë, të hënën nis segmenti i rrugës së Bujanocit, ndërkohë edhe rruga Dobërqan – Pograxhë pritet të filloj

Gjilan – Zyrtar nga Ministra e Infrastrukturës thanë se të hënën nis rruga e njohur tashmë si segmenti Gjilan – Bujanoc ndërkohë pritet të filloj edhe rruga Dobërqan – Pograxhë.

Presioni i vazhdueshëm qytetar dhe mediatik ka ndikuar pozitivisht tek Qeveria që të zgjohet nga gjumi dhe të kryej projektet e nisura më herët.

Zyrtar nga ministria e infrastrukturës thanë se rruga e Bujanocit fillon nga e hëna dhe kjo mund të kryhet sivjet.

Gjatë javës së ardhshme do të fillojnë punimet se ka pasur probleme me pagesën nuk ju ka pagu deri tash po besoj nga e hëna fillon. Ky segment ka mundësi që kryet sivjet dhe besojmë që pjesa e asfaltimit kryhet me trotuar thonë zyrtarët e kësaj ministrie.

Gjithnjë sipas zyrtareve të kësaj ministrie dy shtresa kryen në dy drejtime.

Një lajm i mirë është edhe për rrugën Dobërqan – Pograxhë e cila pritet të filloj së shpejti./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS