I dehur i sulmon zyrtarët policor në një kafiteri në Gjilan

Gjilan – Në rrugën e Ferizajt në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti në një kafiteri, në gjendje të dehur kishte prishur rendin dhe qetësinë publike njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë gjatë intervenimit policor i dyshuari ka tentuar t`i sulmojë fizikisht zyrtarët policor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./rajonipress/