GRANDEMALL

I dëgjuar mbi 3.5 miliardë herë dhe me mbi 400 mijë shitje globale – Rita Ora kujton albumin “Phoenix” në gjashtë vjetorin e publikimit të tij

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke kujtuar gjashtë vjetorin e publikimit të albumit të saj të dytë, “Phoenix”.

Me një video të ndarë në Instagram, artistja ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për mbështetjen që ka marrë gjatë viteve.

“Uau, a mund ta besoni se ‘Phoenix’ u publikua në këtë ditë gjashtë vjet më parë?! Faleminderit djema që e keni dashur gjatë viteve, për mua do të thotë që bota të ndjej mbështetjen tuaj. Cili është momenti juaj i preferuar?”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e videos.

“Phoenix”, që përfaqëson një nga kulmet artistike të karrierës së Ritës, ka mbetur një projekt ikonik. Albumi ka grumbulluar mbi 3.5 miliardë dëgjime në platformat muzikore, duke u bërë një sukses i jashtëzakonshëm. Me brendin e tij ndërkombëtar dhe ndjeshmërinë e krijimtarisë së Ritës, albumi ka sjellë disa prej hiteve më të dashura të dekadës.

FIDANISHTJA

Në të janë përmbledhur këngë që kanë kryesuar listat globale, si “Anywhere”, “Lonely Together” (bashkëpunim me ndjerin Avicii), “Let You Love Me”, “Your Song”, dhe “For You” (në duet me Liam Payne). Secila nga këto këngë ka lënë gjurmë të pashlyeshme në industrinë muzikore, duke u shndërruar në hite të përjetshme.

“Phoenix” është një projekt që simbolizon rilindjen artistike dhe fuqinë e kreativitetit të Ritës, duke përforcuar pozitën e saj si një nga artistet më të suksesshme të kohës. Këngëtarja shqiptare vazhdon të frymëzojë miliona fansa në mbarë botë, ndërsa mbetet një figurë krenarie për shqiptarët.

Pas “Phoenix”, Rita publikoi EP-në (mini-albumin) e titulluar “Bang” në vitin 2021 dhe albumin e tretë “You and I” në vitin 2023. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.