Uji Dea

I caktohet masa e paraburgimit të miturit që vodhi 400 euro në xhamin e Malishevës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të miturit G. G., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. I mituri shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Komunën e Drenasit, dyshohet se ditë më parë me dashje, me anë të përdorimit të forcës ka hapur kasafortën e xhamisë në fshatin Malishevë e Poshtme, Komuna e Gjilanit, duke i marr shumën prej katërqind (400) Euro nga kjo kasafortë.

Eco Higjiena

Me këtë veprim i mituri dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e Sabit Shkodrës zëdhënës i Gjykatës./rajonipress/