HW

I akuzuari në procesin e 5.6 tonëve drogë shqiptare, hesht nga frika e hakmarrjes

/ 2 minuta lexim
HW

Procesi gjyqësor ndaj personit që ka strehuar në garazhin e tij në Halle të Gjermanisë 144.95 kilogramë marijuanë nga Shqipëria, ka filluar sot me heshtjen e plotë të të akuzuarit. Sipas avokatit, klienti i tij “do të kishte probleme serioze të sigurisë në rast se do të dëshmonte”, që nënkuptohet si frikë nga bashkëpunëtorët ose punëdhënësit e tij në tregtinë e drogë.

Të kujtojmë se gjykimi i filluar sot në Halle është vetëm një pjesë nga procesi i madh i gjykimit për rastin më të rëndë të tregtisë me drogë që ka ndodhur deri më tash në Landin Magdeburg. Bëhet fjalë për zënien e një sasie prej 5.6 tonësh marijuanë të kontrabanduar nga Shqipëria në Gjermani dhe në vende tjera fqinje.

Aksioni i transportimit të kësaj droge, të fshehur në shtylla betoni, ishte kryer në fund të vitit 2013. Policia ka qenë në dijeni dhe e ka përcjellë këtë transport, përfshirë edhe depozitimin e 144.95 kilogramëve të marijuanës në garazhin e personit 50 vjeçar nga Halle, gjykimi i të cilit ka filluar sot. Sipas avokatit, ka person ka luajtur një rol fare margjinal në gjithë “projektin” e tregtisë me drogë. Megjithatë, nëse akuza që i ngarkohet atij del e saktë, ai mund të marrë një dënim prej maksimalisht 4 vjet burg.

ARKATANA

Javën tjetër në bankën e të akuzuarve do të ulen, në seanca të ndara, shoferi-korrier nga Maqedonia dhe dy vëllezër me prejardhje nga Shqipëria, shkruan miiteldeutschzeitung.de. Këta dy të fundit konsiderohen të jenë personat që qëndrojnë jo vetëm mbrapa kësaj dërgese droge por edhe të një trafikimi në përmasa të mëdha të drogës.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.