Eko Higjiena

I akuzuari A.F. dënohet me 5 (pesë) vjet e 2 (dy) muaj burgim, ndërsa i akuzuari B.F. dënohet me 10 (dhjetë) muaj burgim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan ka shpall sot Aktgjykimin ndaj të akuzuarit A. F. dhe B. F. Për të akuzuarin A. F. Gjykata për dy vepra penale i ka shqiptuar një dënim unik prej 5 (pesë) vjet e 2 (dy) muaj burgim, ndërsa për të akuzuarin B. F. për një vepër penale i ka shqiptuar një dënim prej 10 (dhjetë) muaj burgim.

Dyshohet se i akuzuari A. F. me datë 22.03.2015 rreth orës 17:50 minuta në fshatin Sadovinë të Komunës së Vitisë, pas një përleshje fizike, ka marr armën dhe ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin F. S., gjithashtu ka rrezikuar jetën edhe të dëmtuarit R. S., me këtë rast ka kryer veprën penale 1) vrasje e rëndë në tentativë dhe veprën penale 2) mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Ndërsa i akuzuari B.
F. gjatë përleshjes fizike ka lënduar të dëmtuarën Sh. F., me këtë rast ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Fundamenti

Të akuzuarit A. F. për veprën e parë Gjykata i ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vjet burgim, ndërsa për veprën e dytë në kohëzgjatje prej 4 (katër) muaj, duke ju shqiptuar një dënim unik prej 5 (pesë) vjet e 2 (dy) muaj burgim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët e autorizuara kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në afat prej 15 ditësh, pas pranimit të tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.