Uji Dea

Hyseni: Zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi”, një mega projekt që po jetësohet!

/ 1 minutë lexim
HW

Gjilan – Po vazhdojnë punimet në njërin ndër projektet më të mëdha të Komunës së Gjilanit, në rrugën “Hamdi Kurteshi”, me vlerë 2.4 milionë euro.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Mbrojtje e Shpëtim, Bejtullah Osmanin, zyrtarë komunalë dhe atë të FSK-së kanë inspektuar ecurinë e punimeve.

I pari i Gjilanit, tha se panë nga afër vendosjen e rrethojës së hekurt në brendësi të kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ndërsa po vazhdon pastrimi i lumit Stanishorka si dhe përgatitja e ndërtimit të kolektorit!

Eco Higjiena

“Zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi”, një mega projekt që po jetësohet”, tha Alban Hyseni.

Ky projekt ishte prezantuar me 22 janar të këtij viti, në kuadër të projekteve me moton “7 javë – 7 projekte”, derisa gur themeli ishte vënë me 1 dhjetor të vitit 2023./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.