Uji Dea

Hyseni: Votuesi gjilanas ka çka të zgjedhë?

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Zgjedhjet 2014 dhe fushata zgjedhore e filluar para tre ditëve po tregojnë se nuk dallon shumë nga zgjedhjet e fundit lokale të para gjashtë muajve. Prapë po shkohet me gjuhë të ashpër politike, sidomos kjo po vërehet nga partitë që deri tani ishin në opozitë, ndërsa po vërehet një komoditet nga radhët e partive që ishin në koalicion vlerëson Flamur Hyseni profesor universitar.

Flamur Hyseni profesor universitar dhe njohës i mirë i zhvillimeve politike në Kosovë dhe Anamoravë thotë për rajonipress se fushata e tanishme zgjedhore nuk dallon shumë nga ato lokale.

Hyseni thotë se prapë po shkohet me gjuhë të ashpër politike, sidomos kjo po vërehet nga partitë që deri tani ishin në opozitë, ndërsa po vërehet një komoditet nga radhët e partive që ishin në koalicion, raporton rajonipress.

Sipas tij në aspekt të përzgjedhjes nga ana e votuesit sa i përket kandidaturave nga Gjilani, votuesi gjilanas ka se çka të zgjedhë, sepse ekziston një konkurrencë dhe ka alternativë për ta pasur një përfaqësim real.

Uji Dea

“Edhe te paraqitja në debate televizive për aq sa pati paraqitje këto tri ditë u vërejt se prapë e meta kyçe është stili dhe gjuha etiketuese, kjo prapë u vërejt dukshëm në mes pozitës dhe opozitës dhe atë duke u marrë me të kaluarën e njëra tjetrës” mendon Hyseni.

Hyseni thotë se si sfidë kryesore prapë mbetet programi zgjedhor dhe mënyra se si ta ndryshojmë mentalitetin dhe kulturën debatuese lidhur me programin zgjedhor dhe si ta nxisim interesimin e elektoratit të merret dhe votojë për programin partiak dhe qeverisës.

“Në këtë aspekt, kemi shumë kandidat që nuk kanë fare vizion e as ide se çfarë do të bëjnë kur do të zgjidhen. Kjo vërehet edhe te roli dhe ndikimi i shoqërisë civile e cila ende është e fokusuar në “frikën se do të ketë keqpërdorim” dhe angazhimin e bënë se si me ruajë votën ditën e zgjedhjeve. Raporti i zgjedhësit me të zgjedhurin mbetet ende sfida kyçe e zgjedhjeve dhe ndërtimit të shëndosh të këtij raporti”.

Hyseni shtron pyetjen se pse partitë e vogla kanë shumë kandidat nga një komunë, kur dihet se gjasat janë shumë të vogla të fitojë njëri nga ta dhe kemi shpërndarje të madhe të votave./rajonipress/