Hyseni: Vjeshtë e nxehtë për të parin e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Flamur Hyseni profesor universitar thotë për rajonipress se viti 2013 do ta ketë një “vjeshtë të nxehtë”, kjo mendojë se, do të ndodhë në disa komuna, si Gjilani, Prishtina, Prizreni, ku në garë për të fituar zgjedhjet lokale dhe pushtetin lokal në këto komuna do të jenë rivalet politik tashmë tradicional PDK – LDK.

Gara për të parin e Gjilanit pritet të jetë e nxehtë dhe me shumë të papritura. Të paktën kështu vlerësojnë ekspertët dhe analistët gjilanas.

Sipas Flamur Hysenit profesor universitar dhe njohës i zhvillimeve politika skena politike në Gjilan edhe kësaj here do të jetë e nxehtë si edhe herën e fundit që ishte më 2010.“Gjilanin e shoh më specifik në këtë aspekt, sepse do të garojnë me gjasë “qendrorët” e partive politike ne “teren lokal”, sa është kjo e arritur e demokracisë tonë e cila ende është në tranzicion mbetet të shihet, sepse të kthehen figurat qendrore politike me poste të larta shtetërore për një moment në garë për ta fituar një komunë për mua paraqet një “befasi në demokraci” apo një “precedan politik” që nënkupton se në një moment të caktuar poqëse ke arritur të kesh poste të larta qeveritare mund edhe të kthehesh nga fillimi (prapa) dhe të ja nisësh ti rimarrësh ato poste” mendon Hyseni.

Mobi Casa

LDK tanimë ka konfirmuar kandidaturën e zotit Haziri, po ashtu edhe AAK të zotit Kadriu, opinioni është në pritje edhe të kandidaturës zyrtare të partisë aktualisht në pushtet.“Mendojë se rikandidimi i zotit Haziri në këto zgjedhje do ta dinamizojë procesin zgjedhor në Gjilan dhe do të sjellë shumë të panjohura në skenën politike të Gjilanit, natyrisht duhet pritur që në ditët në vijim do ta kemi edhe kandidaturën e PDK-së e cila me gjasë nuk do të jetë edhe e lehtë për tu përcaktuar sepse subjekti në fjalë ka nxjerr dy figura që gëzojnë reputacion të lartë në publik, Qemajl Mustafën dhe Zenun Pajazitin” thotë Hyseni.

Hyseni tha se nuk pret se, do të ketë ndonjë kandidaturë të pavarur, së paku nuk do të ketë kandidaturë serioze që do ta bëjë opinionin kureshtarë kur e mendojmë kandidatin e pavarur edhe pse ka pasur zëra të tillë.

“Mandati i fituar pas balotazhit të zgjedhjeve të 3 nëntorit 2013, do të jetë mandat mjaft sfidues, pavarësisht kandidatit të cilit subjekt qoftë që merr mandatin në Gjilan, sepse ka kërkesa të mëdha, pak investime kohëve të fundit, lënje anash e komplet rajonit. Tanimë filozofia e shiqimit të qeverisjes nga ana e popullit po ndryshon çdo ditë e më shumë dhe më kryetari cili do që do të vijë nuk do të ketë “komoditet” në qeverisje sidomos lokale dhe atë lehtë nuk do ta shpëtojnë as Kuvendet Komunale ku dihet se ka pasur shumë “agallarë” sidomos në Kuvendin Komunal të Gjilanit” tha Hyseni./rajonipress/