Eko Higjiena

Hyseni viziton shkollën “Dëshmorët e Kombit” në Livoç dhe shkollën “Mehmet Isai”, për t’ua uruar vitin e ri shkollor

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar shkollën fillore “Dëshmorët e Kombit” në Livoç të Ulët dhe shkollën e mesme teknike “Mehmet Isai”.

“Është mirë që më në fund ka filluar mësimi, nxënësit duken shumë të lumtur që janë larguar nga ambientet e mbyllura të shtëpive dhe janë bashkuar me shokët e shoqet e klasës. Shfrytëzova rastin t’i uroj për fillimin e vitit të ri shkollor dhe bashkë me drejtorin e shkollës diskutuam për gjendjen e shkollës, e cila është në gjendje jo të mirë. Jemi në koordinim me MASHT-in për një renovim të mundshëm apo ndërtim të objektit të ri të kësaj shkolle. Uroj dhe shpresoj që ky vit, edhe pse i nisur me vonesë, të shkoj mirë dhe mbarë”, ka thënë Hyseni, gjatë vizitës në shkollën “Dëshmorët e Kombit në Livoç të Ulët.

Ndërsa, gjatë vizitës në shkollën e mesme teknike “Mehmet Isai”, kreu i Gjilanit tha se lajmi i mirë është që këtë vit ka më shumë nxënës në këtë shkollë, duke shfaqur zotimin se do ta ndalin regjistrimin jo të rregullt në shkollat tjera, në mënyrë që shkollat profesionale ta kenë numrin e mjaftueshëm të nxënësve.

Fundamenti

“Përveç vizitës së nxënësve dhe urimit për fillimin e vitit të ri shkollor, kemi diskutuar lidhur me punimet që janë duke u zhvilluar këtu, në kuadër të programit të efiçiencës së energjisë. Fal menaxhmentit, stafit këtu dhe DKA-së, kemi arritur që të përgatitemi për fillimin e vitit. Po punohet me intensitet të lartë, por unë do të kujdesem që të përshpejtohen punimet dhe të sigurohemi që në sezonën e dimrit nuk do të kemi vonesa”, tha, Alban Hyseni.

Falënderim për vizitën e kryetarit Hyseni dhe mbështetjen e ofruar ka shprehur edhe drejtori i shkollës fillore “Dëshmorët e Kombit”, Agim Elezi dhe drejtoresha e shkollës së mesme teknike “Mehmet Isai”, Lumnije Tahiri – Sadriu. /rajonipress/