RCCOLA

Hyseni viziton Pogragjën, premton ndihmë në sanimin e gjendjes pas vërshimeve

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me kryesuesin e Kuvendit, Arianit Sadiku dhe bashkëpunëtorë të tjerë komunalë, ka vizituar fshatin Pogragjë, për të parë nga afër dëmet e shkaktuar nga reshjet e fundit.

Ai i ka siguruar banorët se vlerësimi i dëmeve do të fillojë së shpejti dhe pastaj do të pasojë një kompensim sipas mundësive buxhetore të Komunës. Ndihmë do të kërkohet edhe nga institucionet qendrore.

Uji Dea

“Sot inspektuam dëmet e shkaktuara nga reshjet në fshatin Pogragjë dhe zonat përreth, bashkë me kryesuesin e Kuvendit, Arianit Sadiku, drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani dhe disa asamblistë. Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, do të fillojë punën për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara, pas përfundimit të të cilit do të ndihmojmë qytetarët tanë dhe do të kompensojmë dëmet bazuar në mundësitë tona komunale si dhe duke kërkuar ndihmën e institucioneve qendrore”, ka thënë Hyseni./rajonipress/