UBT

Hyseni thotë se Kosova mund të bëhet me status të papërmbyllur sikur Palestina nëse nuk ka unitet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Koordinatori shtetëror për dialog, Skënder Hyseni, ka thënë se nëse nuk arrihet uniteti i brendshëm politik për dialog me Serbinë, Kosova mund t’i humbasë edhe 10 vjet të tjera.

Ai ka shtuar se ky skenar, rrezikon ta çojë Kosovën drejt shteteve që kanë status të papërmbyllur siç është rasti i Palestinës.

“Sa kemi qenë në opozitë, unë e kam ftuar partinë time që të bëhemi pjesë e dialogut gjatë Qeverisjes së Haradinajt”.

“Unë besoj se duhet patjetër një unitet politik nëse duam të dalim të suksesshëm. Nëse kjo nuk ndodh në këtë periudhë disa muajsh, atëherë mund t’i humbim edhe 10 vjet të tjera dhe kjo rrezikon që Kosovën ta çojë kah shtetet me gjysmë identiteti me një status të papërmbyllur siç është Palestina”, tha ai në Klan Kosova.

Hyseni e ka mohuar të ketë pasur zëra brenda koalicionit qeverisës që e kanë kundërshtuar rolin e koordinatorit shtetëror për dialog.

Fundamenti

“Po duket se ka përpjekje me zhvendos fokusin nga substanca në diçka që nuk është punë e imja ta komentoj”.

“Haradinaj-Stublla është pjesë e Qeverisë dhe ka se ku ta adresojë. Për koordinatorin unë nuk jam në dijeni se dikush nga partnerët e koalicionit e kanë kundërshtuar vendimin”.

“Vendimi për koordinator është marrë në Qeveri dhe është votuar në mënyrë unanime. Evidente është se Qeveria me votë unanime ka vendosur të emërojë koordinator shtetëror për dialog”.

“Nëse dikush ka dijeni rreth dialogut e di saktë se cili është roli i koordinatorit. Koordinatori nacional nuk merr vendime – bën koordinimin mes faktorit ndërkombëtar me institucionet e Kosovës”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.