Fundamenti

Hyseni: Synimi ynë është që shërbimet fillestare shëndetësore t`i ofrojmë sa më pranë qytetarit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Zhegër, është përuruar sot laboratori për analizat e gjakut, i cili iu mundëson banorëve të këtushëm që analizat bazike t`i kryejnë në ambulancën e fshatit, pa pasur nevojë të udhëtojnë në Gjilan.

Në përurimin e laboratorit ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili ka thënë se laboratori në Zhegër dhe mamografia në QKMF në Gjilan, është një projekt i përbashkët me organizatën Islamic Relief që po realizohet me bashkëfinancim.

Hyseni tha se qëllim kryesor i qeverisjes komunale është që shërbimet t`i ofrohen sa më afër qytetarit.

“Synimi ynë final edhe në fushën e shëndetësisë, është që në qendrat e mëdha, aty ku gravitojnë edhe fshatrat tjera për rreth, si në Zhegër, t`i ofrojmë këto laboratore dhe t`i rrisnim shërbimet për qytetarë”.

Uji Dea

Për më tepër, ai theksoi se shërbimet më afër shtëpisë, janë më efikase dhe kushtojnë më lirë për qytetarin.

“Në shumicën e rasteve, Qendrën Kryesore e kemi të mbingarkuar nga shërbimet, sepse kur qytetari vjen këtu i kërkohen analiza, për çka duhet të shkojë në qytet dhe atje nis prej gjithçka prej fillimit, prandaj në këtë formë mundësojmë që edhe kontrollin fillestar, edhe analizat e gjakut, por edhe shërbimet tjera të kryhen në një vend, afër shtëpisë e me sa më pak shpenzime e me sa më shumë efikasitet për banorët”, ka thënë Hyseni.

Vlera e laboratorit është 39.600 euro.

Përndryshe, me këtë donator po realizohet edhe projekti i ujit të pijes për katër fshatra si dhe një projekt në fushën e bujqësisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.