UBT

Hyseni: Skandalet diplomatike, çështje e brendshme e MPJ-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, nuk do të duhej që të merrej në detaje për skandalet e fundit që kanë ndodhur në radhët e shërbimit diplomatik të Kosovës, ka vlerësuar nënkryetari nga radhët e PDK-së, Hydajet Hyseni.

“Mënyra se si trajtohet sjellja dhe angazhimi i zyrtarëve të shërbimit diplomatik është më shumë çështje e brendshme e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Mendoj se me këto çështje nuk do të duhej të merreshin institucionet e tjera”, ka thënë Hyseni për Telegrafin.

Ka pasur vazhdimisht thirrje që zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës të japin më shumë përgjegjësi për mënyrën se si janë duke u sjellë disa prej zyrtarëve të shërbimit diplomatik të Kosovës.

Mobi Casa

Ka pasur edhe akuza se këto skandale janë pasojë e faktit se SHIK-u ka futur duart në përzgjedhjen e një pjese të stafit diplomatik. Por, këto akuza janë hedhur poshtë nga ana e përfaqësuesve të MPJ-së.

Shërbimi i diplomatik i Kosovës ishte përballuar me disa skandale, shumë nga të cilat ishin heshtur. Një rasti i tillë i rëndë ka ndodhur në vitin 2012, kur Sekretarja e Parë e Ambasadës në Berlin, Fatmire Musliu – motra e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu – e kishte sulmuar fizikisht ambasadorin e atëhershëm, Vilson Mirdita.

Rasti i fundit ka të bëjë me zëvendësambasadorin e Kosovës në Kroaci i cili është kapur nga autoritetet kroate duke vozitur i dehur./zeri/