Mobi Casa

Hyseni: Shqiptarët e Luginës kanë nevojë për përkrahje shtetërore

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Çdo nismë që lidhet me për kujdesin ndaj shqiptarëve në luginë të Preshevës duhet përkrahur, ndërsa ata kanë më së shumti nevojë për përkrahje shtetërore dhe të institucioneve të vendimmarrjes qendrore thotë profesori universitar Flamur Hyseni.

Lutfi Haziri ka premtuar kujdes të veçantë për vëllezërit e Kosovës Lindore. Haziri madje ka thënë se ndër punët e para që do të bëjë si kryetar i Gjilanit është hapja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, në mënyrë që shqiptarëve të Kosovës Lindore tu krijohen lehtësira në Republikën e Kosovës.

Por këto premtime dhe nisma janë të pamjaftueshme që shqiptarët e Luginës të vendosur në Gjilan e gjetiu të ndihen të përkrahur nga dora e shtetit të Kosovës. Kështu vlerëson Flamur Hyseni profesor universitar, raporton rajonipress.

“Çdo nismë lidhur me përkujdesin ndaj shqiptarëve në luginë të Preshevës duhet përkrahur, ndërsa ata kanë më së shumti nevojë për përkrahje shtetërore dhe të institucioneve të vendimmarrjes qendrore”.

ARKATANA

Hyseni tha për rajonipress se edhe përkujdesi lokal – komunal e ka rëndësinë e vet, për rastet e shqiptarëve të asaj ane që jetojnë në rajonin e Gjilanit. “Nuk e besojë se mund të bëhet më shumë se sa ata që tani kanë përfaqësim në Kuvendin Komunal , me një anëtarë dhe çdo kërkesë të tyre mund ta drejtojnë për realizim përmes institucioneve dhe përfaqësimit të tyre që kanë në vendimmarrjen komunale: thotë Hyseni.

Hyseni thotë se në nivel shtetëror është Qeveria ajo e cila ka obligime përkujdesi, në këtë rast dy qeveritë e dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë që të kujdesen për shqiptarët jashtë territorit të dy shteteve.

Ndërkohë drejtues të Lëvizjes “Vatra” kanë thënë se presin nga kryetari i ri i komunës që të mbaj premtimin rreth hapjes së zyrës në Gjilan, për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, ndërkohë që kanë treguar gatishmëri që ata ta drejtojnë atë zyre.

Sejdulla Kadriu, kryetar i Lëvizjes “Vatra”, ka thënë se ndonëse nuk e kanë diskutuar ende këtë në kryesi, megjithatë ai personalisht mendon se do të pranonin të drejtonin këtë zyre, por pa kushtëzime./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.