RCCOLA

Hyseni: Qeverisja aktuale ka kapacitete të limituara profesionale, për atë mungojnë investimet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Mungesa e investimeve në Gjilan është e dukshme tani edhe me këtë qeveri, sikurse ishte edhe me të gjitha qeveritë paraprake. Qeveria aktuale komunale që nuk e ka shumicën në Kuvend Komunal është plus një problem tjetër, që shkakton pasoja lidhur me investimet në Gjilan shprehet Flamur Hyseni nga Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit.

“Mungesë të investimeve ka pasur edhe në qeveritë paraprake, dhe kjo ka qenë çdoherë për arsye se Gjilani, dhe në tërësi Anamorava ka qenë e përfaqësuar dobët në Kuvend dhe Qeveri. Mungesa e fuqisë politike dhe përfaqësimi i zhdrejtë në nivelin qendror e ka shkaktuar këtë” thotë për rajonipress Flamur Hyseni.

Uji Dea

Sipas tij edhe në këtë legjislaturë dhe në këtë qeveri mungon përfaqësimi i duhur i Gjilanit.

“Plus duke shtuar se, komuna në gjendjen që është tani me kapacitete të limituara profesionale dhe të përfaqësimit politik, vetëm sa e vështirëson edhe më shumë aspektin e investimeve kapitale. Qeveria aktuale komunale që nuk e ka shumicën në Kuvend Komunal është plus një problem tjetër, që shkakton pasoja lidhur me investimet në Gjilan” thotë Flamur Hyseni nga Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit./rajonipress/