KV

Hyseni prezanton para kuvendarëve të Gjilanit raportin e punës për vitin 2023, opozita me kritika të shumta

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit, në mbledhjen e mbajtur nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, ka diskutuar sot për raportin vjetor të kryetarit për vitin 2023, pasi e ka prezantuar kreu i Komunës, Alban Hyseni.

Duke folur për secilën drejtori veç e veç, Hyseni ka prezantuar para kuvendarëve sukseset në realizimin e punëve e projekteve të rëndësishme për qytetarët gjatë vitit 2023, derisa u është përgjigjur edhe pyetjeve dhe kritikave të opozitës.

“Një pjesë e gjetjeve te granti i performancës, që u theksua, nuk janë të vërteta. Tek vlerësimet për transparencën, unë mendoj se nuk jemi keq sepse edhe raportet paraqesin vlera, por nuk e paraqesin realitetin. Ndërkohë, hyrje-daljet e qytetit janë në proces e sipër, kurse impianti për trajtimin e ujërave të zeza është në proces të vlerësimit, është përzgjedhur kompania për mbikëqyrje të projektit dhe tashmë duhet përzgjedhur kompania për ndërtimin e impiantit”, ka thënë ai.

Sa i përket stadiumit të qytetit, kreu i Gjilanit tha se ka një tendencë për ta dështuar projektin.

“Kjo tendencë për dështim është duke u bërë me një vullnet të madh. Por, me rëndësi është që stadiumi i qytetit do të bëhet. Kot është të mundohet të pengohet”, është shprehur Hyseni.

Në anën tjetër, opozita, e cila e përbën shumicën në Kuvend (LDK, PDK, AAK, Vatra) ka shprehur kritika të shumta për raportin e kryetarit për vitin 2023 për pasaktësi e mos evitim te sfidave, në veçanti, kanë bërë vërejtje lidhur me mungesën e kryetarit të Komunës në seanca të Kuvendit, ku për pasojë, sipas tyre, kanë humbur grante të performancës e transparencës.

Uji Dea

Ndërkaq, asambleistët e pozitës (VV, AKR, KDTP) e kanë përgëzuar kryetarin Hyseni për raportin e prezantuar për vitin 2023 dhe për projektet e realizuara, duke kërkuar që të ketë vazhdimësi të angazhimeve e projekteve të Komunës.

Në këtë seancë, kanë dhënë kontributin e tyre nëpërmjet pyetjeve, kërkesave e kritikave edhe asambleistët, Avdyl Aliu, Bujar Nevzati, Nazim Gagica, Besnik Shala, Latif Maliqi, Muhadin Haziri, Gentrit Murseli, Afërdita Balaj, Sami Ahmeti, Ramiz Ramadani, Imran Haziri, Erestina Isufi, Gresa Avdiu e Ekrem Kryeziu, të cilëve u kanë dhënë përgjigje drejtorët komunalë, Herolinda Murati Leka, Doruntina Hasani, Bekim Salihu, Bejtullah Osmani e Bajram Isufi.

Kuvendarët e Gjilanit, në këtë seancë, po ashtu, kanë diskutuar edhe për raportin financiar për vitin fiskal 2023, ndërkaq kanë miratuar propozim-vendimin për miratimin e nismës së kryetarit të Komunës për bashkëpunim ndërkomunal ndërkombëtar e draft-Rregulloren për ndarjen e granteve dhe subvencioneve në bujqësi.

Po ashtu, në këtë seancë është diskutuar rreth hapjes së drejtimeve të reja në shkollat profesionale, ndërkaq në mungesë kuorumi Kuvendi Komunal ka ndërpresë punimet dhe pikat e mbetura do të barten në seancën e radhës.

Ndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur një minutë heshtje për nder të jetës dhe veprës së doajenit të gazetarisë, Hasan Bunjaku dhe profesorit Shefik Haliti, të cilët ndërruan jetë ditë më parë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.