GRANDEMALL

Hyseni prezanton më në detaje projektin e stadiumit dhe të bulevardit të qytetit

/ 3 minuta lexim
KV

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në konferencën për media të mërkurën, ka prezantuar më në detaje projektin e stadiumit të qytetit dhe të bulevardit të qytetit.

Ai bëri të ditur se kosto e projektit të stadiumit është rreth 15 milionë euro.

“Stadiumi i qytetit është njëri prej projekteve më të rëndësishme që është zhagitur për gjashtë vite. Ky projekt ka kosto rreth 15 milionë euro dhe 9 mijë e 84 ulëse. Sa i përket procedurës, tashmë është mbajtur seanca dëgjimore në OSHP, lidhur me pretendimet që ka pasur njëri prej operatorëve. Ne e kemi mbrojtur qëndrimin tonë si autoritet kontraktues dhe jemi në pritje të përgjigjes lidhur me dosjen e tenderit se a duhet të ndryshohen kriteret apo jo, në mënyrë që të vazhdojmë me hapjen e ofertave dhe përzgjedhjen e fituesit”, ka thënë kryetari i Gjilanit.

Ai ka shtuar se në rastin ideal muaji mars do të nënkuptonte lidhjen e kontratës dhe fillimin e punimeve për stadiumin e qytetit.

“Por, kjo sigurisht mbetet të shihet nëse ka ndonjë operator që prapë do të bëjë ankesë dhe do ta vonojë procesin”, është shprehur Hyseni.

UBT

Sa i përket bulevardit të qytetit, Hyseni theksoi se kostoja totale rreth 20 milionë euro.

“Ajo që dihet është se projekti, përveç hapësirës së sipërme që i shërben qytetarëve dhe aktiviteteve të ndryshme, e ka edhe pjesën e parkingut nëntokësor, që do të jetë një burim shtesë i të hyrave për komunën tonë”, tha ai.

Kreu i Gjilanit ka nënvizuar se parkingu nëntokësor ka një element të veçantë, që në rastin e shfrytëzimit të tij prej rreth 40 për qind të kapacitetit të plotë gjatë tërë vitit, me pagesë për një euro për një orë të shfrytëzimit, gjeneron rreth 2.1 milionë të hyra në vit.

“Kjo nënkupton një të tretën e të hyrave vetanake aktualisht, ku të hyrat do të kalonin mbi 8 milionë euro vetëm nga shfrytëzimi i parkingut nëntokësor”, tha ai, për të shtuar se në kuadër të këtij projekti është i planifikuar edhe një objekt qendror ku do të mund të bëhen bashkë të gjitha drejtoritë, zyrat dhe njësitë e Komunës së Gjilanit, për shërbime më cilësore ndaj qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.