UBT

Hyseni pret një grup biznesmenësh nga Turqia, i njofton për mundësitë dhe potencialet që ofron Gjilani për investitorët e huaj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorët komunalë, Riad Rashiti, Bajram Isufi e Enver Shabani, ka zhvilluar një takim me një grup biznesmenësh nga Turqia, të cilët i ka njoftuar për mundësitë dhe potencialet që ofron Komuna për investitorët e huaj.

Pasi i ka falënderuar për vizitën, kreu i Komunës ka thënë se Gjilani tashmë ka partneritet me disa komuna nga Turqia, duke përmendur edhe vizitën e fundit në Stamboll, ku tha se ka parë shumë shembuj të mirë që mund të implementohen edhe në Gjilan.

“Komuna e Gjilanit i mirëpret investitorët e huaj, duke iu ofruar lehtësira të shumta për ta”, ka thënë Hyseni.

ARKATANA

Ai ka përmendur edhe projektet dhe prioritetet në fushën e agro-turizmit, në bujqësi, telemjekësi etj., sikurse edhe pozitën e mirë që gjendet Gjilani ku kufizohet me dy shtete dhe lidhet me korridorin e dhjetë ndërkombëtar.

Për më tepër, kreu i Gjilanit, Alban Hyseni, i ka informuar biznesmenët nga Turqia për ndërrimin e lokacionit të Zonës Ekonomike prej 145 hektarëve si mundësi e madhe e operimit të bizneseve, duke përmendur si përparësi të madhe që nuk ka nevojë për asnjë kompensim pasi është krejtësisht pronë komunale, është 2 kilometra larg qytetit dhe 3.5 larg kyçjes në autostradë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.