Hyseni pret në takim shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel.

Në këtë takim u diskutua për projektet dhe investimet në komunën e Gjilanit dhe bashkëpunimin ndër-komunal e ndërkufitar.

“Shpreha mirënjohje të thellë për angazhimin dhe mbështetjen e shtetit belg në zhvillimin e vendit tonë, si dhe nevojën për bashkëpunim në fusha të ndryshme në interes të qytetarëve dhe komunës së Gjilanit”, ka thënë Hyseni./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS