Eko Higjiena

Hyseni pret në takim përfaqësuesit e Këshillit Danez për Refugjatë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin për Urbanizëm, Ali Arifi dhe përfaqësuesin e komunitetit rom, Vebi Ramadani, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Këshillit Danez për Refugjatë (Danish Refugee Council), Kristen Stec, e cila shoqërohej nga Valon Vitia.

Hyseni, pasi i falënderoi për vizitën përfaqësuesit e këtij Këshilli, bëri të ditur se tema kryesore e këtij takimi ka qenë ndërtimi i banesave sociale për komunitetin rom, me theks të veçantë të riatedhesuarit në Komunën e Gjilanit.

Uji Dea

Gjatë takimit u diskutua, po ashtu, edhe lidhur me projektet e tjera të cilat kjo Organizatë mund të mbështesë si renovimi i shtëpive për familjet e cenueshme në nevojë nga të gjitha komunitetet, pastaj mbështetja e grave ndërmarrëse, e veçanërisht grave në zonat rurale.

Komuna e Gjilanit, gjatë takimit, është njoftuar se gëzon përkrahjen maksimale nga Bashkimi Evropian lidhur me implementimin e këtij projekti dhe kjo falë angazhimit institucional për ofrimin e të gjitha dokumentacioneve të kërkuara nga ana e tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.