UBT

Hyseni pret në takim Donjetë Kelmendin, diskutojnë për ngritjen e kapaciteteve financiare në fushën e mirëqenies sociale

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim njoftues drejtoreshën e Koalicionit të OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve (KOMF), Donjetë Kelmendi, e cila shoqërohej nga drejtoresha e Qendrës së Kujdesit Ditor PEMA.

Ky takim ka ardhur në kohën kur po mbahet dhe punëtoria dy-ditore për planifikim, monitorim, buxhetim dhe kontraktim të shërbimeve sociale nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në bashkëpunim me Departamentin për Politika Sociale dhe Familjare në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Në këtë takim është diskutuar për ngritjen kapaciteteve financiare në fushën e mirëqenies sociale.

Mobi Casa

Kreu i Komunës e ka falënderuar për vizitën zonjën Kelmendi, duke i ofruar bashkëpunimin e plotë të Komunës së Gjilanit.

Hyseni është shprehur se këtë vit Komuna ka mbajtur afër 40 Dëgjime Publike për planifikimin buxhetor sa më të mirë dhe më gjithëpërfshirës, duke ftuar këtu dhe shoqërinë civile./rajonipress/