ARKATANA

Hyseni premton se ‘Trepça’ do të jetë një

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bordi Mbikëqyrës i “Trepçës” ka emëruar ushtrues të detyrës së drejtorit të “Trepçës” Miftar Hysenin, i cili ishte zëvendës i ish-drejtorit Ahmet Tmava, ndërkaq ministri i Zhvillimit Ekonomik ka njoftuar se brenda dy javësh do ta procedojë në Qeverinë e Kosovës statutin e “Trepçës”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Zhvillime pozitive janë shënuar në “Trepçë” pas zgjedhjes së Bordit Mbikëqyrës.

Bordi Mbikëqyrës, i cili udhëhiqet nga kryesuesi Ardian Syla, ka mbajtur një takim, në të cilin ka vendosur që ta emërojë ushtruesin e detyrës së drejtorit të “Trepçës”.

Bordi ka vendosur që këtë detyrë t’ia besojë ish-zëvendësit të Ahmet Tmavës Miftar Hysenit, i cili është zotuar se menaxhmenti do të punojë pandërprerë dhe do të tregojë transparencë, llogaridhënie dhe përkushtim deri në rimëkëmbjen e “Trepçës”, shkruan më tutje “Zëri”.

United Hospital

Por edhe Qeveria e Kosovës është e përkushtuar dhe është duke punuar intensivisht për lëvizjen përpara të proceseve në “Trepçë” pas zgjedhjes së Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës” dhe është duke bashkëpunuar ngushtë me Bordin Mbikëqyrës të “Trepçës”.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik i Republikës së Kosovës, Valdrin Lluka, kanë mbajtur dy takime brenda pak ditësh me Bordin Drejtues të “Trepçës”, nga i cili janë njoftuar për zhvillimet e fundit në “Trepçë”.

Tani për tani punë e parë që duhet bërë është hartimi i statutit të “Trepçës” dhe procedimi në Qeveri e në Kuvendin e Kosovës.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka njoftuar se brenda dy javësh do ta procedojë statutin për ndërmarrjen “Trepça” në Qeverinë e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.