Mobi Casa

Hyseni premton mbështetje për familjet strehuese, fillimisht me subvencione dhe pastaj me paga mujore

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur sot në takim familjet strehuese, të cilat për më se njëzet vite kanë strehuar me dhjetëra fëmijë dhe ndoshta qindra sish së bashku dhe që edhe aktualisht kanë fëmijë në familjet e tyre, të cilët i strehojnë dhe kujdesen për ta, i ushqejnë i rrisin dhe i edukojnë krahas fëmijëve dhe nipave e mbesave të tyre.

‘Për mua është kënaqësi e veçantë të takoj familjet që kanë sakrifikuar veten dhe familjet e tyre për të strehuar fëmijët e tjerë që janë pa shtëpi e pa prindër dhe si komunë kemi dhënë zotime se do të jemi në përkrahje dhe mbështetje të këtyre familjeve”, ka thënë Hyseni.

Fundamenti

Për më shumë ai është zotuar se dot ë shqyrtojë mundësinë që si komunë do të shikoj mundësinë për subvencionimin e këtyre familjeve.

‘Unë jam zotuar që si Komunë do të shikojmë mundësinë që në formë të subvencionit të përkrahim këto familje, ndërkaq nga viti i ardhshëm e tutje do të fillojmë me përkrahjen mujore, në formë të pagave, meqë janë gjithsej tri familje, sepse kështu tregojmë një lloj respekti dhe mirënjohje për punën dhe sakrificën që këto familje bëjnë, pa çka se kontributin si të tillë nuk mund ta paguajmë me para”, ka thënë Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.