Eko Higjiena

Hyseni: Pranimi ose kontestimi i zgjedhjeve është vlerë politike

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Flamur Hyseni profesor Universitar dhe njohës i mirë i zhvillimeve politike thotë se respektimi i rregullave demokratike për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve pavarësisht se çfarë mund të jetë ai nënkupton kultivim të një vlere shoqërore dhe pjekurie politike. Por edhe kontestimi i tyre mbi bazën e fakteve reale nënkupton përkushtim për sundim të ligjit, ose parimit tashmë të njohur në demokracitë moderne “rule of law”.

Flamur Hyseni për rajonipress thotë se në rastin e Gjilanit disi po krijohet një praktikë e kontestimit të procesit zgjedhor, duke pasur parasysh edhe praktikën jo të mirë të 2009/10. “Duhet pasur parasysh faktin se në demokraci deklaratat publike duhet pasur mbështetje të fuqishme mbi bazën e fakteve dhe verifikimeve që duhet të bëhen nga organet kompetente, në këtë rast nga hetuesia. Hetuesia ende nuk e ka bërë publik qëndrimin e saj, deri atëherë duhet pritur” thotë Hyseni për rajonipress.

Sipas tij ky proces zgjedhor mund madje edhe të karakterizohet për disa veçori, sidomos për aktivizimin e prokurorisë në përgjithësi, dhe si asnjëherë më parë pikërisht në ditën e zgjedhjeve. “Më 3 nëntor patëm rastin të shohim disa here në paraqitje publike prokurorët përgjatë tërë ditës së zgjedhjeve. Një praktikë të tillë nuk e patëm në asnjë palë zgjedhjeje në të kaluarën. Kjo tregon se seriozisht ka filluar të ketë zbatim të “sundimit të ligjit” – “rule of law”. Mendojë se prokuroria kësaj here ka dëshmuar se është e gatshme të jetë në funksion të zhvillimit të procesit të rregullt demokratik”.

Hyseni tha se e ka thënë edhe më herët në paraqitjet publike se në Gjilan do të ketë garë të fortë, madje konkretisht gjatë verës e kam specifikuar se kjo garë do të jetë në mes Qemajl Mustafës dhe Lutfi Hazirit, dy figura të rëndësishme të politikës gjilanase, madje njëri i sprovuar edhe me politikat qendrore për disa vite, ndërsa tjetri me një përvojë të gjatë në qeverisje lokale , por me një model; interesant të stilit dhe mënyrës së bërjes politikë, si duke manifestuar guxim qytetarë për ta deklaruar atë që mendon “pa politikë”, qoftë edhe në raport me tërë Qeverinë e Republikës. “Ky stil madje tani është ridëshmuar disa here dhe do të jetë një model alternativë për gjeneratën e re të politikanëve”.

FITORJA

Kurse sa i përket procesit zgjedhor dhe tërë fushatës Hyseni mendon se në Gjilan pati një fushatë kryesisht “gjilanase” të kulturuar ashtu siç na ka hije, me përjashtim të disa deklaratave fare të pa nevojshme të të gjithë kandidatëve, sidomos në debatet në mediet qendrore. Nuk ka pasur nevojë të ketë fyerje reciproke.

“Vërehet një disponim i tërësishëm edhe në nivel Kosove, por edhe në Gjilan se ka tentime për ndryshime, por në kuptim të postit të kryetarit mendojë se edhe në Gjilan edhe poqëse do të ketë ndryshim mendojë se do të jetë kualitativ, ndërsa në nivel të përbërjes së Kuvendit Komunal nuk pres ndryshime kualitative sepse përbërja e listave zgjedhore ka qenë e dobët në përgjithësi, në një përqindje të konsiderueshme ishin lista me persona të pa dëshmuar shumë në proceset socio-politike”.

Hyseni thotë se në përgjithësi pati risi nga këto zgjedhje , sepse nuk pati ngritje të VV-ës, nuk pati as të AAK-ës, ndërsa AKR-ja e mori “goditjen” që meritoi, sepse preku “vet veten” atëherë kur nuk u deshtë dhe e pësoi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.