Eko Higjiena

Hyseni: Policia nuk pranon ultimatume

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni ka arsyetuar veprimin e policisë se Kosovës duke thënë se policia nuk pranon ultimatume nga asnjë grup protestuesish.

Hyseni në Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri ka thënë se dhënia e ultimatumit nga përfaqësuesit e Vetëvendosjes për tërheqjen e policisë për 15 minuta, normalisht se nuk do të ndodhte, pasi, sipas tij, në këtë rast do të dështonte shteti, raporton KTV.

“Protesta me ultimatume nuk ka në asnjë vend demokratik në botë”, ka thënë Hyseni.

KKVITI

Ministri i Brendshëm nuk ka dashur te fliste në asnjë moment nëse ka pasur tejkalim të autorizimeve nga ana e policisë.

Ai nuk ka dashur të fliste me arsyetimin se do të presë ekspertizën e organeve të rendit.

Ndërkohë, ai ka thënë se në asnjë moment nuk do ta përdorë policinë për motive politike.