GRANDEMALL

Hyseni: Policia e Kosovës, është e popullit dhe demokratike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka vlerësuar lartë punën dhe rolin e Policisë së Kosovës.

Hyseni ka shfrytëzuar periudhën e angazhimit të shtuar të Policisë, pas paralajmërimeve për rrezik nga terrorizmi për festën e Pashkëve, për të ngritur lartë gjithë angazhimin e tyre.

Ministri i MPB-së, ka shprehur mirënjohje të veçanta për gratë dhe burrat e Policisë së Kosovës, të cilët në këto ditë feste kanë punuar me orar të zgjatur dhe sipas tij me përkushtim po u ofrojnë ambient të sigurt dhe të qetë të gjithë qytetarëve të vendit, transmeton Indeksonline.

Mobi Casa

Hyseni ka theksuar se Policia e Kosovës është polici e këtij populli, demokratike dhe po ashtu e mbikëqyrur nga institucionet demokratike.

Ky është postimi i plotë:

Mirënjohje e veçantë për gratë dhe burrat e Policisë së Kosovës të cilët këto ditë feste, me orar të zgjatur pune dhe me përkushtim po ofrojnë ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës. PK është një organizatë policore profesionale e paanshme, e trajnuar në pajtim me standardet më të larta ndërkombtare, për të zbatuar me përkushtim detyrat dhe ingjerencat nga fushëveprimi i saj, e që janë të kodifikuara dhe normuara në ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Këtë përkushtim, ajo po e demonstron çdo ditë në ruajtjen e rendit dhe qetësisë në vend, me një seriozitet dhe shkallë të lartë të përgjegjësisë. Policia e Kosovës pra, është polici e këtij populli, demokratike, dhe poashtu e mbikqyrur nga institucione demokratike. Faleminderit për shërbimin tuaj! S.H.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.