ARKATANA

Hyseni përgëzon fëmijët aktivë të Gjilanit për angazhimin për të drejtat e tyre dhe të bashkëmoshatarëve

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në shënim të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve Asambleja e Fëmijëve të Gjilanit dhe grupi Respect Our Right (ROR), kanë mbajtur sot një takim të organizuar nga Njësia për të Drejtat e Njeriut, në ngjarjen ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, e përfaqësues të tjerë të organizatave jo qeveritare.

Hyseni ka përgëzuar fëmijët aktivë të Gjilanit për angazhimin për të drejtat e tyre dhe të bashkëmoshatarëve.

“Është tejet frymëzuese dhe shpresëdhënëse që fëmijët të cilët janë edhe aktivë, por edhe të gatshëm që të punojnë dhe të angazhohen për të drejtat e tyre dhe të bashkëmoshatarëve. Ndërkaq, është dëshpëruese në anën tjetër që ne politikanët në të shumtën e rasteve e kemi gojën plot për të rinjtë e për të ardhmen, derisa puna është thuajse inekzistente”, ka thënë me këtë rast Hyseni

Kryetari Hyseni ka theksuar se po punohet që secila shkollë të ketë një psikolog, derisa ka përmendur fillimin e digjitalizimit të bibliotekës “Fan S. Noli” si mundësi e madhe për nxënësit e studentët, sikurse edhe investimet në kabinete në shkolla, ku do të ndikohet për ngritje të cilësisë.

FIDANISHTJA

Zyrtarja për të drejtat e fëmijëve, Hanumshahe Rexhepaj, tha se Komuna e Gjilanit është mbështetëse e fuqishme e funksionimit të Asamblesë së Fëmijëve, duke shtuar se qëllimi është mbrojtja dhe avokimi për të drejtat e fëmijëve si dhe përfaqësimi i interesave të të gjithë fëmijëve të komunës, pa dallim race, moshe, gjinie, nacionaliteti apo besim fetar.

Në këtë ngjarje kanë folur edhe Drion Shaqiri nga grupi Respect Our Right (ROR) dhe kryetarja e Asamblesë së Fëmijëve, Morea Rexhepi, të cilët kanë uruar të gjithë fëmijët që të jenë të buzëqeshur dhe të shkëlqejnë me sukseset e tyre, derisa kanë kërkuar nga drejtuesit institucionalë që të bëhet më shumë për të drejtat e tyre.

Ata kanë prezantuar të gjeturat e raportit “Zërat e Rinj”, që reflekton ndjenjat dhe perspektivat e mbi 1200 fëmijëve në mbarë Kosovën për sigurinë, bullizmin, shëndetin mendor dhe pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje.

Në fund, kreu i Gjilanit, Alban Hyseni, u është përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe interesimeve të fëmijëve prezentë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.