HW

Hyseni: Përfshirja e Gjermanisë dhe Francës në dialog lajm i mirë, por rolin e SHBA-ve nuk e zëvendëson askush

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës në Qeverinë e Isa Mustafës, Skënder Hyseni ka thënë se në Samitin e Berlinit sipas të gjitha analizave, tema e prekjes së kufijve është larguar nga tavolina.

Hyseni, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se Samiti i Berlinit ka rëndësi të veçantë për Kosovën pasi Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron kanë marrë.

“Lajmi i mirë është që Gjermania dhe Franca kanë marrë rol substancial në dialog, por natyrisht që rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk e zëvendëson askush. Përfshirja e SHBA-ve në çdo fazë të dialogut me Serbinë, është e pazëvendësueshme”

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës ka thënë se Gjermania dhe Franca janë aleatë të fuqishëm të SHBA-vë dhe do t’i japin dialogut një dinamikë krejtësisht të re.

“Takimi i paralajmëruar në Paris në fillim të korrikut do të tregojë një qartësi më të madhe se ka do të shkojë dialogu Kosovë-Serbi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Uji Dea

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, ka thënë se meqë deklarata e lëshuar nga kabineti i zonjës Merkel për Samitin e Berlinit duhet të ketë qenë e dakorduar nga dy liderët, i jep fund prekjes së kufijve në Ballkan.

“Kam përshtypjen se çështja e prekjes së kufijve është hequr nga tavolina, edhe pse jo plotësisht, por në masë të madhe është larguar ndonjë vizatim i ri i kufijve në vija etnike”.

Hyseni thotë se ai vazhdimisht ka thënë se prekja e kufijve të Kosovës do të prodhonte efekte zinxhirore në Ballkan.

“Sa herë luhet me kufijtë në Ballkan është rrezik. Kosova pos që duhet të jetë e përgjegjshme për politikat e veta të brendshme, duhet të jetë e përgjegjshme edhe për refleksionet që mund të kenë veprimet e caktuara në rajon dhe Evropë”, tha ndër të tjera Skender Hyseni./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.