FIDANISHTJA

Hyseni: Për më shumë se 2 vjet s’ka pasur vërshime në Gjilan, qindra e miliona euro dëme të evituara

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit, po vazhdon me pastrimin, thellimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve. Këto angazhime po bëhen me qëllim të parandalimit të dëmeve milionëshe nga vërshimet.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se mbi 1200 metra gjatësi janë pastruar në shtratin e lumit Përlepnica.
“Jemi duke vazhduar masat preventive për parandalimin e vërshimeve. Për më shumë se 2 vjet nuk ka pasur vërshime”, tha Hyseni.

Hyseni, shtoi se ky angazhim e punë po bëhet si preventivë, ndërkohë janë qindra e miliona euro dëme të evituara.

Edhe drejtori Bejtullah Osmani, tha se kanë bërë pastrimin, thellimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve: Stanishorka në qytet, në Malishevë, Pogragjë, Bresalc, Kmetoc, Kosaqë dhe tashmë edhe shtrati i lumit Përlepnica 1.2 kilometra gjatësi.

ARKATANA

“Kjo po bëhet me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga vërshimet dhe përmbytjet”, tha Osmani.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, shtoi se i gjithë ky aktivitet realizohet bazuar në objektivat që dalin nga plani i punës për vitin 2024.

“Vazhdojmë tutje me pastrimin, thellimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve në lokalitetet tjera të Komunës së Gjilanit”, tha Osmani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.